Ky material është një draft, dhe do të ndahet me entitetet përkatëse kur të jetë në një formë më të maturuar.
Titulli i email: “Para Publike, Kod Publik 2025: Kërkesë për informacion rreth programit tuaj elektoral mbi digjitalizimin e qëndrueshëm dhe transparent.”
Përshëndetje Subjekti!?
Në kuadër të kandidaturës së subjektit tuaj në zgjedhjet kuvendore të vitit 2025, ju kontaktojmë për t’ju informuar rreth fushatës për digjitalizim me parimin “Para Publike, Kod Publik”, si dhe për të kërkuar qasjen që ju do keni në platformën/programin tuaj në lidhje me çështjet e digjitalizimit të qëndrueshëm dhe transparent.
Fushata në fjalë ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe llogaridhënies të vendimarrësve në vendet Evropiane (përfshirë dhe vendin tonë) rreth rëndësisë së përdorimit të programeve kompjuterike me liçensa të lira dhe të hapura (Free and Open Source Software) për të gjithë sistemet kompjuterike, zhvillimi i të cilave mundësohet nga taksapaguesit dhe burime të tjera financimi me karakter publik. Raportet per secilin shtet ne BE dhe me gjere ne lidhje me perdorimin e kesaj fushate mund ta gjeni ne portalin e BE per Para Publike Kod Publik.
Në qoftë se keni nevojë për më shumë informacion rreth teknikaliteve të fushatës ju mund të na kontaktoni. Në dokumentin e bashkangjitur do të gjeni:
- Para Publike, Kod Publik për Shqipërinë
- Historik i shkurtër
- Veshtiresite ne ekosistemin digjital shqiptar
- Hapa Konkrete
-
- Përshtatja për Administratën Publike
-
- Prokurimi Publik të Përfshijë Programe me Kodburim të Hapur
-
- Shtytja e Politikave të Edukimit Drejt Programeve me Kodburim të Hapur
-
- Përfshirja e Parimit “Para Publike, Kod Publik” në Projekte Mbi Digjitalizimin
-
- Shtojca:
- A. Ngjarje të lidhura me këtë fushatë
- B. Përshtatja në fusha të ndryshme në shtete të tjera
- C. Shembuj programesh me kodburim të hapur
Cfarë kërkohet nga ju?
Si një nga subjektet në fushatën e zgjedhjeve kuvendore 2025 dhe potencialisht përfaqësuesit tanë në kuvend kërkojmë:
- të na informoni në qoftë se propozimet e fushatës “Para Publike, Kod Publik” do përfshihen në programin tuaj elektoral.
- të na informoni mbi reagimin tuaj dhe pranimin apo refuzimin për secilin nga propozimet konkrete të ndara në dokumentin e bashkangjitur.
Në pritje të përgjigjes tuaj,
Anëtarët e Libre Labs Albania.
Shënim:
I njëjti email është ndarë me entitetet e regjistruara në KQZ si entitete të angazhuara në këto zgjedhje. Publikim i reagimit (apo mosreagimit) tuaj rreth kërkesës tonë:
- ne do dokumentojmë në faqen tonë publike librelabs.cc përgjigjet apo mungesën e përgjigjeve nga të gjitha subjektet me qëllim që të japim informacion sa më transparent qytetarëve të interesuar rreth qasjes tuaj si kandidat dhe potencialisht vendimarrës në kuvendin e vendit tonë.
- gjithashtu do informojmë partnerët tanë lokalë dhe ndërkombëtarë rreth përgjigjeve apo mospërgjigjen e të kontaktuarve.
1. Fushata “Para Publike, Kod Publik”
1.1. Historik i shkurtër
Fushata “Para Publike, Kod Publik” është një nismë që promovon përdorimin e softuerëve me burim të hapur për çdo projekt të financuar nga burime publike. Fushata ka filluar vite më parë nga Free Software Foundation Europe, organizata me bazë Berlinin dhe Brukselin, dhe synon të rrisë transparencën, të reduktojë kostot dhe të forcojë sovranitetin digjital për institucionet qeveritare në Evropë.
Fushata ‘Para Publike Kod Publik’ filloi duke informuar një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe vendimarrësish në nivel qeverisjeje qëndrore dhe lokale në disa shtete të Evropës. Ju mund të gjeni të gjitha detajet rreth fushatës në:
- faqen përshkruese të fushatës - Public Money, Public Code,
- një video shpjeguese të fushatës (me titra në shqip) - https://www.youtube.com/watch?v=iuVUzg6x2yo.
- shtojcën A të këtij dokumenti me shtetet (përfshirë Franca, Gjermania, Finlanda) që e aplikojnë për fusha të ndryshme - si shëndeti, transporti, administrata publike, turizmi, dhe të tjera.
Në vendin tonë kjo iniciativë mbështetet nga grupi i Libre Labs Albania (https://librelabs.cc), organizuesit e së cilës promovojnë që prej 2012 tema si programe me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhëna të hapura (open data), privatësinë online, dhe teknologjitë që ofrojnë deçentralizim.
1.2. Vështirësitë në ekosistemin digjital shqiptar
Fatkeqësisht në vendin tonë programet kompjuterike nuk konsiderohen si pronë publike dhe infrastrukturë me karakter publik dhe si rezultat ligjet aktuale nuk i imponojnë institucioneve publike që të përdorin vetëm programe kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur.
Në këtë moment gjendemi në një situatë ku pothuajse e gjithë infrastruktura digjitale e institucioneve bashkiake që fuqizohen nga taksapaguesit përdor programe kompjuterike nga kompani që kanë softuer me kodburim të mbyllur dhe nuk ofrojnë lirinë për përdorim, studim, modifikim, apo rishpërndarje të programeve në fjalë nga institucione dhe qytetarë.
Më poshtë mund të gjeni vetëm disa prej arsyeve që i imponojnë organeve të pushtetit vendor që të përfshijnë në politikat e tyre qasjen ‘Para Publike Kod Publik’.
1.3. Hapa Konkretë
Hapi | Koha | Urgjenca | Vende shembuj |
---|---|---|---|
1. Përshtatja për Administratën Publike | 12-18 muaj | Lartë | Franca (Code.Gouv.fr), Belgjika (Fedict) |
2. Prokurimi Publik të Përfshijë Programe me Kodburim të Hapur | 12-18 muaj | Lartë | Finlanda, Holanda, Spanja |
3. Shtytja e Politikave të Edukimit Drejt Programeve me Kodburim të Hapur | 18-24 muaj | Lartë | Bolzano, Itali |
4. Përfshirja e Parimit “Para Publike, Kod Publik” në Projekte Mbi Digjitalizimin | 18-24 muaj | Lartë |
1. Përshtatja për Administratën Publike
- Krijimi i një katalogu kombëtar me programe të hapura të çertifikuara nga AKSHI (Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit) apo një institucion i ngjashëm: Një katalog që përfshin softuerë të testuar dhe të çertifikuar për përdorim të sigurt dhe efikas në administratën publike. Shembuj të programeve:
- Linux: Për sistemet operative të siguruara dhe me fleksibilitet të lartë.
- LibreOffice: Një alternativë e hapur për redaktimin e dokumenteve dhe prezantimeve.
- QGIS: Një softuer gjeohapësinor për analiza dhe hartografi në projekte publike.
- Thunderbird: Për menaxhimin e e-mail-eve dhe kontakteve në administratë.
- Zammad: Një softuer për menaxhimin e kërkesave dhe ndihmës teknike.
- Nextcloud: Një softuer për menaxhimin e të dhënave.
- Instalimi dhe mirëmbajtja e mjeteve OSS: Çdo institucion të pajiset me programe OSS për funksione bazë si përpunimi i dokumenteve, menaxhimi i e-mail-eve dhe aksesimi i të dhënave.
- Kurse teknike për administratën publike: Ofrimi i moduleve trajnimi nga ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) për përdorimin e Linux, LibreOffice, dhe mjeteve të tjera OSS.
- Çertifikimi i stafit të administratës dhe incentivizimi për përdorimin e OSS: Të zhvillohet një sistem certifikimi nga ASPA për aftësitë në përdorimin dhe menaxhimin e teknologjive OSS. Të ketë një sistem bonusesh për angazhimin në kësisoj trajnimesh.
2. Prokurimi Publik të Përfshijë Programe me Kodburim të Hapur
- Rishikimi i ligjit të prokurimit publik: Të përfshihet një seksion i veçantë që kërkon përfshirjen e softuerëve OSS në analizën e tregut gjatë prokurimeve publike. Kjo hyn ne kontekstin me te gjere te riperdorueshmerise se programeve digjitale - e adaptuar nga shtete si France, Gjermani, Itali, Spanje prej me shume se 8 vitesh tani.
- Hartimi i udhëzimeve të reja nga ministritë: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me AKSHI-n, të krijojnë udhëzime për promovimin dhe adaptimin e programeve OSS në prokurimet publike. Shembull: Prioritizimi i softuerëve si LibreOffice dhe Nextcloud për zëvendësimin e mjeteve të tjera.
- Përafrimi i strategjive kombëtare me strategjinë e BE për OSS:
- Strategjia për Digjitalizimin: Të përfshihet OSS si një prioritet për zhvillimin digjital të institucioneve publike.
- Strategjia për Sigurinë Kibernetike: OSS të konsiderohet si një zgjidhje më e sigurt për menaxhimin e sistemeve dhe të dhënave.
- Krijimi i një strategjie të re për digjitalizimin vetëmenaxhues:
Strategjia duhet të fokusohet në përdorimin e OSS për të arritur sovranitet digjital dhe ulje të varësisë nga kompanitë e mëdha teknologjike.
3. Shtytja e Politikave të Edukimit Drejt Programeve me Kodburim të Hapur
- Përfshirja e OSS në programet mësimore:
- Në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme: Futja e lëndëve që mësojnë bazat e përdorimit të Linux, LibreOffice dhe QGIS.
- Në universitete: Ofrohen kurse të posaçme për OSS dhe zhvillimin e projekteve në Python, PostgreSQL, dhe QGIS.
- Laboratorë të pajisur me OSS: Të sigurohen laboratorë shkollorë dhe universitarë të pajisur me sisteme Linux dhe mjete OSS për programim dhe analiza.
- Trajnime për mësuesit: Edukimi i mësuesve për të përdorur dhe mësuar OSS në klasë.
- Fushata për ndërgjegjësimin e studentëve dhe nxënësve: Të organizohen aktivitete si hackathone dhe gara për zhvillimin e zgjidhjeve OSS për sfida reale.
4. Përfshirja e Parimit “Para Publike, Kod Publik” në Projekte Mbi Digjitalizimin
- Integrimi i parimit në projekte me investim nga fondet publike: Çdo projekt i financuar nga buxheti i shtetit të kërkojë përdorimin e softuerëve OSS kur është e mundur. Shembuj projektesh të mundshme:
- Programe për të rinjtë dhe të sapo diplomuarit: Zhvillimi i aftësive teknike në OSS përmes trajnimeve dhe praktikave të mbështetura nga shteti.
- Startup-e dhe SME: Mbështetje financiare dhe teknike për bizneset e vogla që përdorin OSS për inovacion.
- Përfshirja në përshkrimet e projekteve: Çdo përshkrim projekti të përfshijë si kriter bazë promovimin e OSS dhe të dhënave të hapura.
- Ndjekja e rezultateve: Krijimi i një raporti vjetor mbi efektet dhe rezultatet e përdorimit të OSS në projekte publike.