Appendix B - PMPC ne shtete te tjera

B. PMPC në shtete të tjera.

Përdorimi i softuerit me burim të hapur dhe iniciativat për të dhëna të hapura janë përhapur gjerësisht në Evropë dhe me tej, duke nxitur transparencën, inovacionin dhe efikasitetin në sektorin publik. Një pjesë e mirë e rasteve të përdorimit janë dokumentuar në faqen zyrtare të BE - Interactive Resource Map.

Në këto materiale mund të gjeni:

  • Cilat janë institucionet e përfshira?
  • Kur është adaptuar për herë të parë.
  • Një factsheet me politikat kryesore.
  • Cilat janë projektet kryesore që secili shtet është angazhuar.

Më poshtë është një listë e vendeve, fushave përkatëse dhe praktikave të zbatuara, së bashku me lidhjet përkatëse informuese.

  • France
    • digjitalizimi i administratës publike me PMPC
      • Katalogun e programeve të çertifikuara mund ta gjeni në French Free Software Unit.
      • National Gendarmerie (FR) - kalimi nga Windows në Ubuntu ka kursyer mbi 2 milionë euro në vit përmes përdorimit të një programi me burim të hapur - kliko këtu.
      • Zyra Kombëtare e Arsimit dhe agjencitë e tjera publike përdorin LibreOffice si një alternativë ndaj softuerëve të shtrenjta për dokumente.
    • proçesi ligjor, nismat, dhe strukturat qeveritare që e mbështesin nismën PMPC - kliko këtu për raportin.
  • Gjermani
    • digjitalizimi i administrates publike me PMPC
      • Katalogun e programeve të mbështetura nga qeveria ne Gjermani mund ta gjeni në Open CoDE.
      • Nextcloud përdoret në sektorin publik për ruajtjen dhe ndarjen e dokumenteve, duke siguruar pavarësi teknologjike.
      • Qyteti i Mynihut kaloi në Linux dhe softuerë të hapur si LibreOffice, duke reduktuar varësinë nga Microsoft dhe kursyer miliona euro - kliko këtu
      • Shteti i Schleswig-Holstein ka migruar mbi 30,000 kompjuterë në Linux dhe LibreOffice për të rritur sovranitetin digjital - kliko këtu
    • proçesi ligjor, nismat, dhe strukturat qeveritare që e mbështesin - kliko këtu për raportin.
  • Itali
    • digjitalizimi i administratës publike me PMPC
      • Katalogun e programeve të çertifikuara për administratën publike mund ta gjeni në Developers Italia
      • Mënyra se si bëhet, e dokumentuar në linkun e dokumentimit
      • LibreDifesa - kalimi i më shumë se 100.000 kompjuterave për të përdorur LibreOffice, i ndarë në 2016.
      • Transformimi digjital i mbështetur nga ekipi që bën Open-Source - kliko këtu.
    • proçesi ligjor, nismat, dhe strukturat qeveritare që e mbështesin - kliko këtu për raportin
  • Spanje
    • digjitalizimi i administratës publike me PMPC
      • Katalogun e programeve të çertifikuara për administratën publike mund ta gjeni në linkun Katalogu ES
      • Linux, Nextcloud, LibreOffice (ES): Qyteti i Barcelonës ka migruar aplikacionet e veta në PMPC, dhe planifikon kalimin e plotë në Linux. Link
      • digjitalizimi i administratës publike me PMPC
        • Një sistem operativ Linux për arsimin publik, i zhvilluar dhe i mirëmbajtur nga qeveria rajonale - Lliurex.
      • ligji për prokurimin publik të mjeteve digjitale si e mirë publike
      • proçesi ligjor, nismat, dhe strukturat qeveritare që e mbështesin - kliko këtu për raportin
  • Të tjera:
    • LibreOffice dhe Linux (NL): Universitetet dhe shkollat publike përdorin PMPC për të minimizuar kostot dhe për të promovuar aftësi digjitale të hapura.
    • Elements of AI (FI): Kurs falas dhe me burim të hapur mbi inteligjencën artificiale, zhvilluar për të fuqizuar edukimin publik - kliko këtu.

Për më shumë, mund të lexoni dhe:

  • Joinup Platform (EU) - Një platformë për ndarjen e zgjidhjeve dhe burimeve të hapura për administratat publike evropiane - kliko këtu.
  • Prototype Fund - Një platformë për të investuar në projekte open-source nga secila nga ministritë në Gjermani, për të patur më shumë inovacion origjinal - kliko këtu.
  • OSOR (Open Source Observatory) (EU) - Mbështet promovimin dhe përdorimin e softuerëve me burim të hapur në sektorin publik evropian - kliko këtu.
  • mund të gjeni më shumë në linkun Interactive Resource Map.
1 Like