Përshëndetje!
Unë dhe Esi kemi disa foto nga Pride 2025 dhe do ulemi një ditë që ti ngarkojmë në Commons. Po mendonim pse mos ta bëjmë një aktivitet dhe të bashkohet kushdo që ka deshirë të kontribuoj me editime në Wiki.
Wiki Loves Pride 2025 – Aktivitet në Tiranë
Prej disa javësh po punohet për organizimin e fushatës globale Wiki Loves Pride 2025, e cila synon të zgjerojë dhe përmirësojë përmbajtjen që lidhet me komunitetin LGBT+ në të gjitha projektet e Wikimedia-s. Kjo fushatë zhvillohet gjatë gjithë muajit qershor, si pjesë e festimeve për Ditën Ndërkombëtare të Krenarisë LGBT.
Në kuadër të kësaj nisme, do të organizojmë një aktivitet lokal në Tiranë, ku do të diskutojmë për projektin, do të ndajmë ide për përmirësimin e përmbajtjes dhe do të planifikojmë bashkëpunime të mëtejshme.
Vendodhja: Kubi Blu Francez, te Piramida
Data: E shtune, 14 qershor 2025
Ora: 18:30 – 19:30
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë iniciativë të rëndësishme. Mirë se vini!