Wiki Loves Earth - Tirana edition

Wiki Loves Earth, nuk është veç një konkurs fotografie i dedikuar peizazhistikës dhe vlerave natyrore, por një thirrje për të kontribuar në Wikimedia Commons. Wikimedia Commons është një depo e skedarëve të medias që e bën të disponueshme për të gjithë domenin publik dhe përmbajtjen e medias arsimore të licencuar lirisht (imazhe, tinguj dhe videoklipe).

Ne kemi arkivën fotografike nga Zonat e Mbrojtura, ju keni vullnetin për të kontribuar në këtë iniciativë. Le të mblidhemi së bashku për 2 mini punëtori gjatë muajit qershor e të rifreskojmë Wikipedian në shqip me foto të natyrës shqiptare.

Gjithashtu ja vlen të thuhet se nëse edhe ju keni foto që i keni shkrepur vetë e të pa publikuara më parë e doni ti përdorni për pasurimin e Wikipedia shqip, jeni të lirë ti hidhnin aty, pra jo detyrimisht duhet të punoni me arkivën tone.

Punëtoria nr.1: 21.06.2025 18:30 - D:4 Architecture and Coworking

Punëtoria nr.2: 24.06.2025 TBA

2 Likes

Mireseerdhe ne forum @fionangatirona :slight_smile:

Gjithashtu faleminderit per organizimin e aktiviteteve. Personalisht i shijova shume te dyja. Eshte postuar dhe nje blog post i shkurter ne website te LibreLabs: Wiki Loves Earth 2025 - Tirana edition

R.S

1 Like

Faleminderit per organizimin e aktiviteteve @fionangatirona ! Shihemi se shpejti ne aktivitete te tjera.