Hartëzimi Landuse i Shqipërisë

Problematika

Ckemi grupi,
Me @irdiismaili po nisim të bëjmë një hartëzim për landuse mapping të Shqipërisë, kjo kryesisht sepse:

  • përmirëson hartën, jep orientim mbi ndarjen e zonave sipas natyrës,
  • heq shkretëtirat boshe,
  • krijon të dhëna të vlefshme për mbrojtjen e natyrës,
  • krijon të dhëna të vlefshme për mbrojtjen nga rreziqet natyrore për zonat e banuara.

Lexoni më shumë në wiki: Land use - OpenStreetMap Wiki.



Prioritete: Tags

Ka shumë lloje tags që mund të përdorim në OpenStreetMap, por duhet ta bëjmë pak restricted, që mos të hutohemi shumë. E para gjë: NUK DO TË HARTËZOJMË NDËRTESA/BUILDINGS. Kjo kryesisht për të ruajtur energjitë edhe për tu përqëndruar tek çështje te tjera.

  1. Natyrore - Key:natural - OpenStreetMap Wiki - Forests/scrubs/grassland/meadow/rocks.
  2. Farmland - Tag:landuse=farmland - OpenStreetMap Wiki.
  3. Water bodies - Water - OpenStreetMap Wiki.
  4. Residential Area - Tag:landuse=residential - OpenStreetMap Wiki.
  5. Infrastructure - Key:highway - OpenStreetMap Wiki - (roads, secondary roads)
  6. Others …



Mjete

Disa mjete për hartëzim në OpenStreetMap janë:

Për qëllimin e hartëzimit për landuse sugjerohet kryesisht: iDEditor. Mund të përdorim një task manager, nëse e shikojmë të vështirë menaxhimin në kohë afatgjatë.



Ndarja Zonale

Kjo ndarje është për të mos u përqëndruar nëpër qytete apo zona specifike por për ta marrë sipas nevojës hartën. Zonat janë disi të barabarta, është më shumë për orientim afatgjatë sesa për të caktuar gjëra specifike.

KOHA ZONAT
Mars-Prill 3A, 3B
Qershor-Korrik 3C, 3D
Gusht-Shtator 1B, 1C
Tetor-Nentor 4A, 4B
Dhjetor-Janar 4C, 4D



Nëse keni pyetje mund të përdorni:

  1. Lexoni wiki: Key:landuse - OpenStreetMap Wiki
  2. Lexoni në forum: https://community.openstreetmap.org/
  3. Pyesni këtu apo në grupin në telegram.
1 Like

We should consider importing: