Document Freedom Day: 26 mars 2025

DFD është një event vjetor për të “festuar dhe ndërgjegjësuar standardet e hapura”. Ky event organizohet të mërkurën e fundit të çdo muaji prej 2008-ës, që atëherë përkonte 26 mars si edhe ky vit.

Rëndësinë e eventit në fjalë e dinë shumë mirë ata që kanë përvojë në FLOSS, ndaj konsiderohet si event i rëndësishëm nga simbolika që ka. Më herët Document Freedom Day është organizuar nga vullnetarët e FSFE, ndërsa në vitet e fundit e kanë organizuar vullnetarët e DFF. Për më shumë mund të lexoni artikullin në Wikipedia.

Në mendimin tim ky është poashtu një ndër eventet më të mirë që mund të bëjmë, pasi përkon më së miri me atë që duam të bëjmë ne dhe nuk duket shumë e vështirë për ta realizuar. Ndërsa në një kuadër edhe më personal, mua do të më pëlqente shumë të mësoja e të ndaja më shumë tema të kësaj natyre.

Propozimi për këtë event erdhi nga biseda që kisha dje (08.03.25) me @redonskikuli për eventin për Mastodonin.

Sa i përket organizimit, unë mund të realizoj postimin në Mastodon, ndonjë sticker gati për print për komunitetin, si dhe të përgatitem për bashkëbisedim.

Në pritje të komenteve nga ju :smiling_face:

1 Like

Shume ide e mire. Une mund te bashkohem si pjesmarres. Nuk kam mundesi te kontribuoj per kete.

1 Like

Për sqarim: orari i aktivitetit është 18.30. Do vijojë blog post në website të LibreLabs (LLcc).

R.S

Axhenda e propozuar:

  • prezantim i shkurtër i Document Freedom Day dhe i rëndësisë së standarteve të dokumentave digjitale;
  • përkthim i faqes About Document Freedom Day - Digital Freedom Foundation në shqip;
  • parimet e procesit të përkthimit (localization) i LibreOffice;
  • pyetje përgjigje.

R.S

Blog post-i u publikua Celebrating Document Freedom Day 2025 . Komentet e mirepritura.

R.S

2 Likes

Eshte fantastik. Shume faleminderit!

Këtu gjendet postimi për Mastodon dhe Telegram. Po shoh që të kemi një standard për postimet, që as të mos jetë i mërzitshëm, por as të mos duket njësoj.

Po shihja për ndonjë fotografi në sfond sikurse ka sugjeruar më herët @redonskikuli, por s’mu duk asnjë e përshtatshme për temën :cry:

1 Like